Semi “shkatërron” shoqërinë mes Donaldit dhe Ilirit

Showbiz

Semi “shkatërron” shoqërinë mes Donaldit dhe Ilirit

Këtë javë në Big Brother, personazhet “protagonist” ishin Semi, Iliri dhe Donaldi. Fillimisht nisi debati mes balerinit dhe këngëtares, pasi kjo fundit i ngriti gishtin e mesit. Ky veprim e ka acaruar Ilirin shumë, duke mos i dalë inati.

Në këtë debat u përfshi edhe Donaldi, i cili akuzoi Ilirin se e ka tepruar me batutat kundrejt Semit, ndërsa tha se balerini ka pasur shikime seksuale ndaj saj. Pikërisht këtë deklaratë Iliri e ka pritur shumë keq, pasi tha se Donaldin e ka konsideruar një shok të mirë.

Semi “shkatërron” shoqërinë mes Donaldit dhe Ilirit

“Unë atë e kam njohur pak më herët. Këtu në shtëpi e kam konsideruar shok, por doli legen. T’i bëjnë strategjitë, por jo me legenizma. Unë kam familje. E kërkoi faljen me ironi”, u shpreh Iliri. Në momentin e nominimit, Iliri dha pikërisht këto dy emra, por vetëm Semi ishte ajo që doli në televotim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion