Vjedhje me thyerje në zyrat e qarkut Vlorë, një person merr disa dokumente

Aktualitet

Vjedhje me thyerje në zyrat e qarkut Vlorë, një person merr disa

Zyrat e këshillit të qarkut të Vlorës kanë rënë pre e vjedhjes mbrëmjen e djeshme. Policia bën me dije se një person, ende i pa identifikuar, ka marrë disa dokumente.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:30, ndërsa nuk dihet ende se çfarë dokumentesh janë vjedhur. Grupi  hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

"Më datë 11.10.2021, rreth orës 23:30, tek Pallati i Kulturës, Vlorë, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka vjedhur me thyerje në zyrat e qarkut, ku ka marrë disa dokumente. Grupi  hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton policia.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion