Sabiani i tregon të gjitha: Kam qenë  tre vite i lidhur me këngëtaren bullgare, u ndamë sepse….

Showbiz

Sabiani i tregon të gjitha: Kam qenë  tre vite i lidhur me

Një nga hitet e Sabianit është padyshim edhe kënga me bullgaren Katia “Më thuaj të dua”, që në vitin 2005 bënte namin. I ftuar në “Glamour zone”, Sabiani tregoi se ai dhe Katia kanë qëndruar 3 vjet të lidhur.

Këngëtari tregoi se ata në lidhjen e tyre nuk kishin probleme të tilla si xhelozia, por ndarja erdhi për shkak se ai u largua nga Bullgaria.

Sabiani i tregon të gjitha: Kam qenë  tre vite i lidhur me

“Kemi vite që nuk komunikojmë. Ka ndodhur 15 vite para kur bëra këngën e binjakeve dhe ishte bërë hit. Më ftuan në Bullgari dhe më njihnin të gjithë nga ekrani. Tek zyrat e televizionit pashë dhe Katin.

Më tha një nga ata menaxherët që Kati kishte dëshirë të bënim një këngë bashkë. Pranova dhe ajo kishte zgjedhur një nga këngët e repertorit tim “Më thuaj të dua”. E realizuam shumë shpejt për 3-4 ditë dhe pas 1 muaji u transmetua videoklipi. Ishte mega hit.

Për nja 3 vjet isha i përfolur në Bullgari ashtu si këtu në Shqipëri, por nuk i dhashë rëndësi të madhe. Me Katian qëndruam 2-3 vjet bashkë, normalisht ishte diçka më shumë se miqësi. Nuk ishim xhelozë për njëri-tjetrin. Mendoj se shkaku i ndarjes isha unë që u largova nga Bullgaria. Nuk e di a ishte dashuri”, tregoi Sabiani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion