"Kam gati dekretin", Meta apel drejtësisë: Mos detyroni popullin t`ju arrestojë

Politikë

"Kam gati dekretin", Meta apel drejtësisë: Mos detyroni

Presidenti Ilir Meta ka publikuar nje tjeter deklarate lidhur me zgjedhjet. Ai u ka bere thirrje te gjitheve qe te respektojne voten e lire dhe ne vecanti u ka adresuar nje mesazh edhe njerezve te sistemit te drejtesise.

Mesazhi i Metës: Kriminelët janë kudo të rrezikshëm.

Por më të rrezikshmit janë kriminelët e veshur me uniformë, janë ata që gjenden brenda sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë.

Prandaj thirrini mendjes, zbatoni ligjin, qëndroni larg ndikimeve politike, mos u bëni palë dhe ruani integritetin e detyrës.

Përmbushni detyrën pa asnjë vonesë dhe mos e detyroni Popullin t'ju arrestojë në flagrancë përmes ligjit, që Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar.
Presidenti i Republikës është gjithmonë me Kushtetutën dhe Sovranin.

Presidenti i Republikës është gjithmonë gati për të marrë përgjegjësinë për çdo Dekret në mbrojtje të Zgjedhjeve, Demokracisë dhe Popullit nga dhuna e oligarkisë!
Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion