Devoll, 12 komisionerë të LSI-së braktisin detyrën. Kalojnë me PS

Politikë

Devoll, 12 komisionerë të LSI-së braktisin detyrën.

Burime pranë KZAZ-së në Devoll bëjnë me dije për A2 se 12 komisionerë të LSI-së kanë braktisur këtë detyrë pak orë para procesit zgjedhor.

Të njëjtat burime thonë se komisionerët kanë paraqitur kërkesa me shkrim, ku thonin se për arsye familjare nuk mund të vijonin të ishin konisionerë në procesin zgjedhor.

Nga ana tjetër, pohohet se vijon puna për zëvendësimin e tyre, gjë e cila nuk është aspak e thjeshtë në këtë situatë sidomos kur bëhet fjalë për parti opozitare apo komisionerë që duhen trajnuar brenda pak orësh.

Burime pranë Partisë Socialiste pretendojnë se kanë kaluar në këtë parti, por jo si komisionerë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion