Plagosja në zyrën e PD në Kavajë, gjykata lë në burg autorin Ndricim Jonuzi

Aktualitet

Plagosja në zyrën e PD në Kavajë, gjykata lë në

Në Gjykatën e rrethit gjyqësor Kavajë eshte mbajtur diten e sotme seanca për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj 3 të arrestuarve për plagosjen në këmbë të Okshtunit.

Plagosja në zyrën e PD në Kavajë, gjykata lë në

Gjykata ka vendosur arrest me burg për Ndriçim Jonuzin i njohur edhe me mbiemrin Tahiri.

Ai akuzohet për plagosjen me armë zjarri të sekretarit të PD-së, në zyrën e kësaj force politike në Kavajë, Bledar Okshtuni.

Për dy të arrestuarit e tjerë të ngjarjes, Markel Shtylla dhe Dorjan Troplini, përkatësisht kryeinspektori dhe inspektori i policisë bashkiake, por të liruar nga detyra, gjykata vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion