Presidenti Meta thirrje publike Ramës: Edi, hajde në një debat të vërtetë

Politikë

Presidenti Meta  thirrje publike Ramës: Edi, hajde në një debat

Presidenti i vendit Ilir Meta ka komentuar ftesën që kryetari i PS Edi Rama i ka bërë kreut të PD Basha, për të patur një bashkëpunim pas zgjedhjeve të 26 Prillit.

Insistimit të gazetarëve mbi këtë argument, Meta i është përgjigjur indirekt me fjalët: “Edi Rama, ky pro- amerikan që u shndërrua në gruan e Bilalit për një foto, të ftojë në bashkëpunim agjentin e Rusisë”?

Më tej, Meta u shpreh se nuk ka alergji ndaj Ramës, por ishte i gatshëm të përballej me të:  Ma sill këtu Ramën kur të duash. E pres në çdo moment, në zyrë, në çdo takim”, tha Meta.

Në vijim të diskutimit, Presidenti e ftoi Kryeministrin në debat. “Edi, mos ki frikë nga debati, hajde në një debat të vërtetë”, u shpreh presidenti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion