Rihanna dhe A$AP Rocky bëhen prindër për herë të tretë

Showbiz

Rihanna dhe A$AP Rocky bëhen prindër për herë të

Çifti i famshëm  Rihanna dhe A$AP Rocky, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë. Lajmi u bë i ditur nga një postim në Instagram më herët gjatë ditës së sotme.


Vajza, e quajtur Rocki Irish Mayers, ka lindur më 13 shtator 2025, duke ndjekur traditën e familjes ku çdo anëtar ka një emër që fillon me shkronjën “R”. Çifti janë tashmë prindër edhe të dy djemve: RZA, tre vjeç, dhe Riot, dy vjeç.

Në muajin maj, themeluesja e Fenty e konfirmoi shtatzëninë e saj gjatë Met Gala 2025, ku shfaqi barkun e rrumbullakosur me një stil unik të firmës Marc Jacobs.

Që prej asaj kohe, ajo u shfaq në publik me veshje të guximshme dhe të komentuara gjerësisht, si fustani transparent i Chanel në premierën e Smurfs në Belgjikë dhe një fustan ngjyrë çokollate nga Saint Laurent në premierën në Los Angeles, ku edhe djemtë e saj u veshën me kostume Dior të personalizuara.

Ndërkohë, edhe reperi A$AP Rocky ka folur shpesh për emocionet e atësisë. Në një intervistë për Zane Lowe në radion Apple Music 1 në vitin 2023, ai e përshkroi ndjesinë si “të papërshkrueshme”.

Me ardhjen në jetë të Rocki Irish Mayers, familja Rihanna–Rocky bëhet tashmë me pesë anëtarë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion