Emri, identifikohet ushtari i vrarë në mes të ditës në Korcë, autori e ndoqi dhe...! - FOTO

Efektivi i Forcave te Armatosura 20-vjeçari Joan Zyko është ekzekutuar me armë zjarri në lagjen 14 te Korces diten e sotme.
I riu është ndjekur nga autori, dhe është qëlluar në hyrjen e pallatit në afërsi të spitalit të Korçës.

Ne foto, Joan Zyko, i vrare diten e sotme ne Korce
Bëhet e ditur se i 20-vjeçari ishte pjesë e Forcave të Armatosura.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij, ndërkohë që ende nuk ka informacion se cili është shkaku i ngjarjes.
Emri, identifikohet 20-vjecari i vrarë me armë në mes të ditës në Korcë

Identifikohet personi i qelluar me arme ne Korce diten e sotme.
Burime policore nga vendi i ngjarjes thone se personi i qelluar me arme eshte identifikuar si Joan Zyko.
Ggrupi i hetimit ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe po vazhdon zbardhjen e rrethanave ne te cilat ka ndodhur krimi i rende ne mes te dites se sotme ne Korce.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës, ku dyshohet se një person rreth 20 vjeç është vrarë me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është qëlluar me kallashnikov.
Autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të krimit, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Pritet një njoftim zyrtar nga policia për detaje të mëtejshme mbi ngjarjen.



