Foto/ U godit për vdekje me thikë, zbardhen detaje nga vrasja e 51-vjeçarit në Durrës

Aktualitet

Foto/ U godit për vdekje me thikë, zbardhen detaje nga vrasja e

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit, ku një person është gjetur i pajetë brenda banesës së cilën po e ruante.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se është goditur me thikë. Viktima është identifikuar si Valbon Beqiraj, 51 vjeç dhe nuk njihej si një person problematik në Durrës.

Trupi i viktimës u largua më pas nga apartamenti ku u gjet i pa jetë, pas kryerjes së procedurave në vendngjarje nga ana e grupit hetimor.

Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës (thikë), si pasojë e të cilave dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën.

 

Foto/ U godit për vdekje me thikë, zbardhen detaje nga vrasja e

Përgjatë natës dhe aktualisht, grupi i posaçëm hetimor ka kryer dhe është duke kryer një sërë veprimesh të thelluara hetimore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë policia ende nuk ka një autor të krimit të rëndë, ndërsa po punohet me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, do të ketë një njoftim të plotë dhe të detajuar në lidhje me këtë ngjarje.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion