Reperi shqipar "nxjerr" sekretin, rrëfen si i humbi 45 kilogramë

Reperi i njohur shqiptar, Vig Poppa, është rikthyer me dy projekte shumë të fuqishme, pas një mungese të gjatë në muzikë.
Ai realizoi dy bashkëpunime, njëri prej tyre me Dj Geek me titullin “Futja Kepën”. Ndërsa dueti tjetër është “Alo” në bashkëpunim me Ronela Hajatin, një ripunim i këngës së vjetër shqiptare, të cilën publiku e priti shumë mirë.
Mirëpo ajo që i ka rënë në sy fansave tek rikthimi i tij ëahtë transformimi fizik që ka pësuar artisti. Në videoklipet e fundit ai shfaqet me disa kilogramë më pak dhe në një intervistë të dhënë për “Telegrafi” ka treguar se si ka rënë nga pesha.
Ai ka zbuluar se ka humbur plot 45 kilograme deri më tani dhe se është kënaqur shumë me rezultatin.
“Deri tash i kam humbur 45 kilogramë, me ushtrime e jetesë të shëndetshme”, ka treguar Vig Poppa.
I pyetur për mënyrën se si vendosi ta bënte këtë kthesë në jetën e tij, ai tregoi se ishte ndryshimi i stilit të jetesës që nga zhvendosja e tij në Suedi.
“Jeta pa rregull e rutina që e kom pasur në Kosovë e ka bërë shumë të vështirë e të pamundshme për mua të mbaj peshën në rregull e shëndetin optimal. Po tash në Suedi po jetoj ndryshe, po ha, po flej, po ushtroj me rregull edhe e gjithë kjo po rezulton në humbje të peshës edhe në përmirësimin e shëndetit tim në përgjithësi”, ka thënë Vig Poppa.


