Ekspertët e huaj japin alarmin: Kripësia e detit Adriatik është rritur, shumë specie do të zhduken

Ekspertët kroatë dhe italianë deklarojnë se kripësia e Detit Adriatik ka arritur nivel rekord.
Sipas një kërkimi që u prezantua nga Instituti Ruger Boshkovi në Zagreb dhe doktori i shkencës Ivica Vilibiq tregoi për mediat kroate pse kripësia është rritur .
Ai shpjegoi se ndryshimi në kripësi nuk është drastik në lidhje me matjet 50 vjet më parë, por edhe kjo rritje mund të ketë një efekt të madh në florën dhe faunën.
“Ndryshimet janë shumë të vogla, por ato tregojnë se çfarë po ndodh në sistem. Pak më shumë se 39 promilë tani janë në sipërfaqe, dhe 38 ose 37 promilë ishin 50 vjet më parë,” shpjegoi shkencëtari.
Shkaku është ndryshimi i klimës dhe vera e ngrohtë, të cilat çojnë në avullim më të madh të ujit dhe kripësia e Detit Adriatik ka të ngjarë të vazhdojë të rritet.
“Është e vështirë të ndalet – është pasojë e ndryshimit të klimës. Ashtu si kur gatuani drekën dhe shtoni nxehtësinë, uji do të avullojë më shumë. Kështu është në Mesdhe – uji avullohet më shumë dhe vjen më pak “, tha Vilibi.


