Këngëtari serb i ftuar në Korçë, Besa Kokëdhima del me thirrjen e fortë: Bojkotojeni!

Showbiz

Këngëtari serb i ftuar në Korçë, Besa Kokëdhima

Këngëtari serb, Goran Bregovic do të jetë i ftuar këtë vit në festën e Birrës e cila zhvillohet në Korçë. 

Lajmi është konfirmuarnga organizatorët e festivalit, të cilët e konsiderojnë Bregovic si të ftuar special të natës finale.

“Veç artistëve shqiptarë, DJ dhe grupeve më të njohura muzikore në Shqipëri, atmosfera do të kulmojë në natën finale me performancën e këngëtarit Goran Bregovic”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët e Kosovës të cilët e kanë konsideruar Goran Bregovic si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës.

Bregovic ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë sidomos me këngën “Kalashnikov”.

Pas Vesa Lumës, Big Bastës edhe Besa Kokëdhima ka reaguar së fundmi duke u bërë thirrje që të bojkotohet pjesëmarrja e tij në këtë festë pasi sipas saj, ai është një artist i mirë, po jo dhe njeri i mirë.

“Ai është një artist i mirë por dukshëm jo edhe një njeri i mirë. Bojkotojeni. Mos lëndoni motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova. Nuk ka arsye që ai të jetë i ftuari yll në një event kaq tradicional. BOJKOTOJENI”, shkruan ajo.

 

ME TE LEXUARAT