Nuk kanë fund problemet në Greqi, rriten ndjeshëm rastet me COVID
Lajmifundit
/
4 Gusht 2021, 18:04
Bota

Janë rritur ndjeshëm rastet me COVID-19 në Greqi. Bëhet me dije se gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 2856 raste të reja me COVID.
Ndërkohë është 16 numri i personave që nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me këtë sëmundje.
Aktualisht në spitale, ndodhen të shtruar 192 pacientë të intubuar, të prekur nga COVID.


