“Qëndrova 11 ditë në qeli”, u burgos për mashtrim dhe rihyri në BBV3, rrëfehet Liam Osmani

Showbiz

“Qëndrova 11 ditë në qeli”, u burgos për

Liam Osmani, banori i Big Brother i cili bëri bujë me arrestimin e tij, është rikthyer në shtëpinë vip. Në një bisedë me Ilnisa Agollin, Liami ka treguar disa nga përjetimet brenda qelisë së burgu.

Ai tha se ka qëndruar 11 ditë brenda, është në gjendje të mirë psikologjike dhe e vetmja gjë që e ka shqetësuar mënyra sesi e kanë përjetuar prindërit.

Ai gjithashtu tha se për arrestimin e tij janë bërë shumë prapaskena. “Jam mirë, jam mirë psikologjikisht e para. Por më tepër, siç e kam thënë, më tepër për familjen, është një përjetim që ata kanë pasur. Kam qëndruar 11 ditë. Kushtet ti flasim ato kushtet ne…kam qenë këtu në Tiranë. Falë medias, falë këtij stafi kaq të madh, arrita të kthehem kaq shpejt.

Se ishin bërë ca gjëra, i keni parë dhe vetë në emision, se janë bërë ca gjëra shkel e shko, prapaskena pa fund dhe unë as vetë nuk e… Nuk është se e përjetova kështu, por nuk e kisha bërë në plan (qesh). Nejse, unë vetëm për mamin dhe babin, dhe u them të gjitha atyre nënave që presin, durim”, tha ai.

Kujtojmë se Liami, i cili u arrestua  për akuzën mashtrim, është liruar të hënën me vendim të Gjykatës së Tiranës, e cila pranoi kërkesën e tij për rishikimin e vendimit penal të formës së prerë për shkak se procesi ishte bërë në mungesë të tij dhe pa dijeni të plotë të tij.

Kështu mësohet se  çështja do të filloj nga e para dhe do të shqyrtohet nga një tjetër gjyqtar.

Bashkë me shqyrtimin është vendosur edhe pezullimi i ekzekutimit të vendimit të parë dhe rrjedhimisht edhe lirimi i menjëhershëm nga burgu. Procesi do të nis nga fillimi me Liam Osmanin në gjendje të lirë, i cili do të ketë mundësi të paraqitet në seancat gjyqësore, të mbroj veten dhe të ketë dijeni të plotë për gjyqin.

 

ME TE LEXUARAT