Pse nuk po vjen në jetë ende një fëmijë? Armina Mevlani rrëfehet për herë të parë, zbulon arsyen

Showbiz

Pse nuk po vjen në jetë ende një fëmijë? Armina Mevlani

Në një shoqëri që e sheh ende me tabu trupin e gruas, Armina Mevlani flet pa dorashka për problemet që ka pasur me shëndetin riprodhues dhe zgjedhjen e vetëdijshme për të ngrirë vezët. Një rrëfim që e bën edhe më njerëzor këtë episod, me një grua që thotë hapur se ka kuptuar që deri më tani e kanë parë si manekin.

Ishte vetëm 21 vjeç kur filloi lidhjen me një burrë në proces divorci, me dy fëmijë. Armina nuk e zbukuron, por e pranon se nuk ishte vaj, siç e kishte menduar.

Në kohën kur gjykimi publik ishte i pamëshirshëm, por me siguri edhe personalisht nuk ka qenë një rrugë e lehtë. Sot ajo ka një mendim tjetër për lidhjen e saj, e cila mund të jetë më e fortë, por ka një por.

Mira Kazhani e pyet nga fundi se cili është njeriu më i rëndësishëm i jetës së saj.

Armina përgjigjet: “Armina sigurisht”. Dhe kaq mjafton për të kuptuar se sinqeriteti i Arminës nuk ka qenë kurrë lehtësi siç mund të jetë trajtuar në jo pak raste. Kjo që flet kështu është një grua inteligjente. Që do veten. Që kur e sulmojnë nuk mbyll Instagramin, por ecën përpara. 

ME TE LEXUARAT