"Politika ta ngrit shtypjen"/ Dafina Zeqiri reagon pas rezultatit të Eurovisionit, mesazhi për Zjerm!

Showbiz

"Politika ta ngrit shtypjen"/ Dafina Zeqiri reagon pas rezultatit

Mbështetja e Dafina Zeqirit për grupin Shkodra Elektronike ka qenë e pakushtëzuar gjatë gjithë rrugëtimit të tyre në Eurovision. Këngëtarja nuk ka ngurruar të promovojë dhe të tregojë publikisht vlerësimin për këngën “Zjerm”, e cila rrëmbeu 173 pikë nga publiku dhe u mirëprit me entuziazëm.

Megjithatë, pavarësisht pritshmërive të larta dhe reagimeve pozitive, Shqipëria u pozicionua e teta në finalen e madhe, një renditje që për shumë fansa u konsiderua zhgënjyese.

Pas këtij rezultati, Dafina nuk e fshehu zhgënjimin e saj. Në një postim të shkurtër, por të qartë, ajo u shpreh: “Politika e Eurovizionit ta ngrit shtypjen”, duke lënë të kuptohet se sipas saj, rezultati nuk pasqyroi meritën artistike të këngës, por ndikua nga faktorë të tjerë jo muzikorë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion