Po me Anën ç’ndodhi? Arsimi i shkruan konkurrentes së re të “Për’puthen”

Showbiz

Po me Anën ç’ndodhi? Arsimi i shkruan konkurrentes së re

Pak ditë më parë Ana ka konfirmuar lidhjen me Arsimin në një intervistë për “Top Albania Radio”. E pyetur për raportin e saj me djalin nga Maqedonia, Ana u vendos në siklet duke pranuar “Ku ka zë, nuk është pa gjë”.

Duket se çifti ka vendosur të mos fshihet më nga sytë e publikut dhe nëse më parë ruheshin mirë kur dilnin me njëri-tjetrin, tashmë s’e kanë aspak problem. Lidhja e çiftit të ri duket se po ecën mirë, por ndjekësit symprehtë kanë vënë re diçka që mbase Anës s’ka për t’i pëlqyer.

Teksa konkurrentja e re e “Për’puthen”, Ola, po realizonte një video live, në  sy ka rënë komenti i Arsimit i cili i shkruan “Good sound Ola”.

Ngacmim apo thjesht një kompliment naiv, kjo mbetet për t’u parë, siç thonë konkurrentët e “Për’puthen”, megjithatë deri tani s’dimë të kenë ndonjë njohje së bashku Arsimi dhe Ola.

Po me Anën ç’ndodhi? Arsimi i shkruan konkurrentes së re

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion