“Faleminderit për gjithçka”, do dilte nga spitali, 62-vjeçari hidhet nga kati i 7-të i ndërtesës

Bota

“Faleminderit për gjithçka”, do dilte nga spitali,

Një ngjarje tejet tragjike ka tronditur Greqinë, ku një 62-vjeçar ka ndërmarrë aktin fatal duke u hedhur nga spitali. Mediat greke bëjnë me dije se 62-vjeçari në Volo në spitalin Ahilopulio, është vetëvrarë duke hedhur nga kati i 7-të.

Mësohet se 62-vjeçari ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do të linte spitalin.
Ai kishte patur një takim me mjekët dhe infermierët në mëngjes të cilët i kishin thënë se së shpejti do t’i nënshtronte një test për Covid dhe do të dilte nga spitali pasi gjendja e tij shëndetësore ishte e mirë.

Një orë pas vizitës me mjekët, ai hoqi tubat e serumit, iu drejtua pacientëve në dhomë duke u thënë “faleminderit për gjithçka”. Më pas ka hapur dritaren dhe është hedhur duke i dhënë kështu fund jetës. Policia greke po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

ME TE LEXUARAT