“Pjesa tjetër e banorëve do të penalizohet...”/ Pse mori Brikena avantazh në lojën e BBVip 5?

Showbiz

“Pjesa tjetër e banorëve do të penalizohet...”/ Pse

Kristi, Flori dhe Brikena u dënuan mbrëmë nga Vëllai i Madh për shkak se kanë shkelur rregulloren, e si pasojë i vendosën në një ‘burg’ të improvizuar në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Ndërkohë pjesa tjetër e banorëve do të bënin rolin e gardianit me radhë, ku edhe ata kishin rregullat e tyre.

Por këto rregullua nuk u respektuan sërish, si nga të ‘burgosurit’ ashtu dhe nga ‘gardianët’. E për këtë arsye, Vëllai i Madh mori një tjetër vendim për banorët.

Duke qenë se Brikena ka respektuar rregulloren, u shpall lidere e javës, duke marrë edhe një avantazh në lojë. Ndërsa pjesa e tjetër e banorëve do të penalizohet.

“Banorë, Vëllai i Madh dënoi disa prej jush duke i burgosur, me një rregullore të mirë përcaktuar. Gjatë orëve të fundit, Vëllai i Madh ka vëzhguar me kujdes çdo veprim tuajin dhe fatkeqësisht rregullorja nuk është respektuar as nga të burgosurit dhe as nga gardianët, me përjashtim të Brikenës. Për këtë arsye, Vëllai i Madh ka vendosur që Brikena të shpallet lidere e javës. Ajo gjithashtu do të ketë një avantazh, gjithë pjesa tjetër e banorëve do të penalizohen. Nga ky moment burgu nuk është më funskional”, shkruhej në zarfin e bardhë të dërguar brenda shtëpisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion