Muçi është i pandalshëm edhe në këtë fillim viti, shënon dy herë dhe asiston në fitoren e Trabzonit

Sport

Muçi është i pandalshëm edhe në këtë fillim

Ernest Muçi vazhdon formën e tij të shkëlqyer në Turqi me Trabzonspor, ku këtë herë ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar një asist në fitoren 1-6 të Trabzonit përballë Istanbulspor AS.

Sulmuesi i Kombëtares Ernest Muçi, vazhdon të konfirmojë se sa gabim ka bërë Bsiktas që e largoi në huazim. Futbollisti i kombëtares shqiptare geti golin në minutën e 41-të për të barazuar rezultatin në 1-1. 24-vjeçari shqiptar nuk u ndal me kaq.

Në 45 minutart e dyta të sfidës, ai dhuroi një asist në minutën e 57-të ndërkohë që gjeti sërish rrugën e rrjetës në të 61′, goli i tretë për Trabzonin i cili më pas shënoi edhe tre herë të tjera duke e çuar rezultatin përfundimtarë të ndeshjes në 1-6.

Sfida është e vlefshme për javën e 2-të të Kupës së Turqisë, e ku Trabzonspor ndodhet në Grupin A.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion