Përdorën imazhin e saj që të shisnin pilula dobësimi, reagon ashpër Fifi!

Showbiz

Përdorën imazhin e saj që të shisnin pilula dobësimi,

Fifi eshte gjendur papritur përballë një situatë të pakëndshme, pasi imazhi i saj është përdorur pa leje për të reklamuar produkte false.

Lajmi u bë i ditur nga vetë artistja përmes një videoje në Instastory, ku ajo sqaroi ndjekësit se nuk ka përdorur kurrë produkte të tilla dhe insiston se trupi i shfaqur në reklamë nuk është i saj.

“Më kanë dërguar shumë mesazhe duke më pyetur nëse këto hapa më kanë bërë efekt apo jo. Dua të them qartë se ai postim është plotësisht i rremë!

Ai trup nuk është i imi, ata kanë marrë vetëm fytyrën time dhe e kanë montuar mbi një trup tjetër.

Betohem në Zot që nuk kam përdorur asnjë lloj hapi. Fytyra është e imja, por trupi jo”, u shpreh ajo e revoltuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion