“Për dy ditë kam rënë në koma”, Ilir Shaiqiri rrëfen momentin e aksidentit
Lajmifundit
/
12 Tetor 2021, 11:56
Showbiz

Banorët këtë javë në Big Brother Vip kanë rrëfyer momentet më të trishta të jetës së tyre. Në rrëfimin e tij, Ilir Shaqiri tha se kur ka qenë 12-vjeç ka pësuar aksident dhe ka rënë në koma për 2 ditë.
“Isha 11, 12-vjeç, isha në një pemë shumë të lartë e në majë të pemës dhe nga pema shoh gjyshin, më pas po thërrisja gjyshin tim, o gjyshi o gjyshi dhe më pas më rrëshqiti këmba dhe ngela dy ditë në koma”, tha balerini në një bashkëbisedim me Sabianin.

Kjo në fakt ka qenë loja e tyre, që ka të bëjë me buxhetin, ndaj dhe sinqeriteti do paguhet.


