Kreta nuk gjen qetësi, lëkundet nga një tërmet 6.2 ballë

Një tjetër tërmet ka lëkundur ishullin grek, Kretë. Instituti gjeologjik në Greqi ka bërë me dije se Kreta u trondit nga një tërmet 6.2 ballë mëngjesin e sotëm. Sipas të dhënave, tërmeti ishte me thellësi 5 km, 122 km larg nga Irakleion dhe 40 km nga Sitia. Epiqendra e tërmetit ka qenë në det të hapur, ndërsa banorët janë shprehur të tmerruar për atë që kanë përjetuar. Mësohet se tërmeti ka zgjatur më shumë se 20 sekonda.

Kreta u godit më 27 shtator nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi dëme të shumta materiale, ndërsa u pasua nga një sërë tërmetesh të tjera më të vogla. Gjithashtu një ditë më parë Kreta u godit nga një tërmet.


