Pasuria e saj arrin 1.7 miliardë dollarë, Rihana shpallet këngëtarja më e pasur në botë

Rihanna është zyrtarisht një miliardere tashmë. Pasuria e saj ka arrritur në 1.7 miliardë dollarë, duke u bërë kështu, edhe këngëtarja femër më e pasur në botë, shkruan Forbes.
Ndërsa në industrinë e argëtimit ajo renditet e dyta, sepse në vendin e parë si gruaja më e pasur është Oprah ëinfrey.
Rihanna ka fituar 1.4 milionë dollarë vetëm nga kompania Fenty Beauty, ku ka 50% të aksioneve.
Pjesa tjetër e pasurisë, rreth 270 milionë dollarë ajo i ka fituar nga karriera e saj artistike si këngëtare dhe aktore, së bashku me shitjet nga linja e të brendshmeve, Savage x Fenty.
Sipas “Forbes” Rihanna ka arritur një sukes të jashtëzakonshëm me “Fenty Beauty” jo vetëm për shkak të famës së saj, por edhe produkteve të shumëllojshme.
Një sipërmarrje e përbashkët 50-50 me konglomeratin luksoz francez LVMH, i cili gjithashtu zotëron markat e grimit si Sephora, Fenty Beauty, thuhet se ka fituar 550 milionë dollarë gjatë vitit të parë kalendarik në 2018, duke mposhtur linjat e tjera të famshme si Kylie Cosmetics të Kylie Jenner dhe KKë të Kim Kardashian ëest.


