Basha me qëndrim ndryshe nga rivalët: Nuk e njoh masakrën e kryer, do kthejmë demokracinë

Politikë

Basha me qëndrim ndryshe nga rivalët: Nuk e njoh masakrën e

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili vijon me fushatën  e tij për të marrë sërish drejtimin e PD-së është shprehur i bindur se së bashku me demokratët do të kthejnë legjitimitetin në vend.

Basha ka ndarë në rrjetet sociale një video nga takimi i fundit me anëtarët e PD në Durrës, ku ndër të tjera thekson se nuk do ta njohë masakrën zgjedhore të 25 prillit, siç e quan ai.

“Së bashku do kthejmë legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri,” shkruan Basha krahas videos.

Kujtojmë se zgjdhjet e brendshme në PD mbahen të dielën e 13 qershorit. Në garë për kreun e partisë këtë herë janë katër kandidatë, kryetari aktual Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj. Zgjedhjet në PD vijnë menjëherë pas humbjes më 25 prill.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion