“Nuk të shihte në sy, dhe…”/ Fermerja emocionon me historinë për djalin e saj: Ja kur e kuptova që ishte autik

Showbiz

“Nuk të shihte në sy, dhe…”/ Fermerja emocionon me

Inida Gjata e njohur me emrin Zhaku ka emocionuar me rrëfimin për djalin e saj të mitur 3 vjeç Amon.

Amon është diagnostikuar me spektrin autik. Gjendjen e djalit Zhaku deklaroi se e ka kuptuar që kur ai ishte 3 muaj, pasi nuk shihte në sy dhe ishte hiperaktiv.

“Amon domethënë i dërguari i zotit, dhe për mua është një mrekulli. Amon lindi shumë mirë e më vonë kuptova që është autik, nuk shihte në sy dhe ishte shumë hiperaktiv. Ka inteligjencë emocionale të paparë, e di shumë mirë situatën, ka mësuar alfabetin vetë. Por edhe Kristian është një baba shumë i mirë.

Ai ishte 100% autik. Kur filloj të lëvizte ikte, vraponte. Është shumë sportiv dhe i bukur e kur e sheh nga jashtë nuk duket fare. Këndon shumë. Më ka marrë shumë malli”, tha Zhaku.

Ajo mori edhe një letër nga babai i djalit të saj Kristian, i cili është gjerman. Kristian e qetësoi Zhakun përmes një letre, duke i thënë që djali i tyre është shumë mirë dhe vazhdon ta ndjekë nënën e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion