“U përplas me…”/ Aksidenti në Tiranë, policia jep detaje: Viktimë mbeti 21-vjeçari që ndodhej në motor

Aktualitet

“U përplas me…”/ Aksidenti në Tiranë, policia

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksidentin që ndodhi ditën e sotme në zonën e njohur si “Gryka e Kaçanikut”.

Mësohet se rreth orës 15:15, automjeti me drejtues shtetasin A. M., rreth 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. G., rreth 21 vjeç.

Për pasojë, ky i fundit ka ndërruar jetë, ndërsa 52-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:15, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, automjeti me drejtues shtetasin A. M., rreth 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. G., rreth 21 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi D. G, ndërsa shtetasi A. M, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion