Eksplozivi me fitil, autori ishte i maskuar, policia e Vlorës nis shoqërimet pas shpërthimit
Lajmifundit
/
8 Dhjetor 2024, 09:31
Aktualitet
Detaje të reja për ngjarjen në Vlorë ku mëngjesin e sotëm një lokali në zonën e Ujit të Ftohtë iu vendos eksploziv.
lokali ishte hapur vetëm pak ditë më parë pasi kishte qenë i mbyllur për një kohë të gjatë. Sipas burimeve nga policia eksplozivi ka qenë me fitil dhe autori dyshohet se ka qenë i maskuar.
Pasi ka ndezur fitilin autori është larguar mes pallateve në zonën e Ujit të Ftohtë. Fatmirësisht nuk ka pasur njerëz as në lokal dhe as pranë tij dhe nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, të konsiderueshme. Policia ka nisur shoqërimet pas ngjarjes.