Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së: Uroj që të jemi pjesë e Botërorit 2026

Sport

Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit rikonfirmoi sot Armand Dukën si President për një mandat të ri katërvjeçar.

Vendimi u mor me votë unanime nga të gjithë anëtarët me të drejtë vote, ndërsa procesi u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

“Dua t’ju falënderoj nga zemra për mbështetjen e sotme. Për mua nuk është thjesht një votim, është një vlerësim që më detyron të jem më i përkushtuar në shërbimin tuaj, në shërbim të FSHF.

Do të bëjmë të pamundurën ë loja jonë, kampionati ynë, zhvillimi i infrastrukturës dhe stabiliteti financiar i FSHF të jenë në nivelet maksimale. Uroj që ne të gjithë bashkë të jemi pjesë e Botërorit 2026. Suksese Sylvinho, suksese ekipi Kombëtar shqiptar. Faleminderit të gjithëve”, tha Duka në fjalën e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion