Nëna e Laertit flet sërish: Valbona nuk diti ta manovronte djalin tim, vetëm bërtiste!

Showbiz

Nëna e Laertit flet sërish: Valbona nuk diti ta manovronte djalin tim,

Laert Vasili ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe”. Ish-finalisti i “Big Brother VIP 4” foli për rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri si dhe çfarë po ndodh tani me jetën e tij personale dhe profesionale.

Gjatë kësaj interviste, dy moderatorët e emisionit i kërkojnë aktorit të njohur që të marrë mamin e tij, Rebeka, për t’i bërë disa pyetje. Elona dhe Salsano e ‘ngacmuan’ pak nënën e Laertit edhe në lidhje me ish-banoren, Valbona Mhilli.

Pjesë nga biseda:

Laerti: Jemi live në emision, kujdes çfarë do thuash, vetëm mos më shaj të lutem

Salsano: Mami Rebeka je live në “Ndryshe”, në Top Albania Radio. Sa herë i thua Laertit ‘më sill nuse në shtëpi’?

Rebeka: Asnjëherë

Elona: Po pse, nuk do t’a shohësh Laertin me një vajzë në krah?

Rebeka: Dua që të jetë me një bashkëshorte, të krijojë familje, të bëjë fëmijë, por nuk ia imponoj unë. Është e drejta vetëm e Laertit dhe e asnjë njeriu tjetër.

Salsano: Me çfarë cilësish e do nusen ti?

Elona: Si e do nusen, shqiptare, greke?

Rebeka: Si ta dojë Laerti. Po e deshi Laerti 1 herë, unë do ta dua 100 herë.

Salsano: Çfarë të keqe ka Laerti, që ti nuk ia rregullove dot gjithë jetën?

Rebeka: Laerti ka një të keqe që e kam edhe unë, është jashtëzakonisht i mirë. Ai edhe shpirtin e tij e jep për të tjerët

Salsano: Vetëm për Valbonën nuk e dha shpirtin

Rebeka: Nuk dinte Valbona ta manovronte Laertin se Valbona i bërtiste dhe e shante. Po si mund t’i jepte shpirtin Laerti?!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion