“Na kthe gjysmën se ishim të dehur”/ Ish-banori i BBV pendohet për shumën e parave që hodhi te ditëlindja e Loredanës

Showbiz

“Na kthe gjysmën se ishim të dehur”/ Ish-banori i BBV

Ditën e shtunë, Loredana Brati ka organizuar një festë të madhe për ditëlindjen e saj. Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP” ka bërë një festë të madhe, ku kishte shumë të ftuar VIP, mes tyre edhe ish-banorë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Një ndër to ishte edhe Shkëlzen Oruçi, i cili në profilin e tij në “Instagram” postoi shumë foto e video nga super festa.

Madje në një video të postuar në “Instastory”, ai shfaqej teksa i hidhte lek Loredanës, e cila ishte duke kërcyer.

Së fundmi, Shkëlzeni ka bërë në tjetër postim ku mesa duket shfaqet i ‘penduar’ për paratë që ka hedhur.

Ish-banoi ka publikuar një fotografi tjetër me vajzën e ditëlindjes dhe i kërkon që t’i kthejë të paktën gjysmën e parave, pasi ka hedhur shumë nga pija.

“Na i kthe gjysmën e lekëve se kemi hedh shumë nga pija”, shkruan Shkëlzeni krahas kësaj poze, duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur dhe një zemër të bardhë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion