E PAPRITUR/ PD me 14 mandate në Tiranë, Ilir Meta rrezikon të mbetet jashtë Parlamentit

Politikë

E PAPRITUR/ PD me 14 mandate në Tiranë, Ilir Meta rrezikon të

Partia Demokratike deri tani ka siguruar 14 mandate në Tiranë, kur janë numëruar rreth 30% e kutive të votimit.

Në këtë mënyrë përveç listës së mbyllur me 12 mandate, demokratët do të çojnë në Parlment edhe dy deputetë nga lista e hapur.

Ajo që bie në sy është fakti që prej rezultatit të dobët të demokratëve në Tiranë, Ilir Metaj, kreu i Partisë së Lirisë, i cili ndodhet në paraburgim, rrezikon të mbetet jashtë Parlamentit.

Duke iu referuar votave të Vorës dhe Njësisë 10 në kryeqytet dhe nëse ky trend do të vijojë edhe në njësitë e tjera, Meta nuk është ndër dy deputetët më të votuar.

Në Vorë ai ka marrë 94 vota, duke u renditur i 11-ti, ndërsa në njësinë 10 ka marrë 246 vota, duke u renditur i treti.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion