Motra e mbretit Charles, princeshë Anne përfundon me urgjencë në spital

Showbiz

Motra e mbretit Charles, princeshë Anne përfundon me urgjencë
Princesha Anne e Britanisë është në spital pas një incidenti të dielën pasdite në Gatcombe Park, ku ndodhet shtëpia e saj në fshat.

Pallati Mbretëror njoftoi sot se motra 73-vjeçare e mbretit Charles pësoi lëndime të lehta dhe tronditje dhe u dërgua në Spitalin Southmead si masë paraprake pas incidentit.

Në deklaratën zyrtare nuk jepen detaje të mëtejshme rreth incidentit, por theksohet se vajza e Elizabeth pritet të shërohet plotësisht dhe shpejt.

Mbreti Charles u informua gjithashtu për aksidentin e motrës së tij dhe i dërgon urimet më të mira princeshës për një shërim të shpejtë.

Princesha, e 16-ta në linjën e trashëgimisë, konsiderohet si një nga anëtarët më aktivë të familjes mbretërore. Vetëm në vitin 2022, Princesha Anne mori pjesë në 214 ngjarje zyrtare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion