Mori vesh në BBV Kosova se është arrestuar Meta, aktori i njohur “fluturon” nga gëzimi: Çfarë lajmi!

Showbiz

Mori vesh në BBV Kosova se është arrestuar Meta, aktori i njohur

Naim Bunjaku ose i njohur ndryshe me emrin artistik “Xuxi” është një nga banorët e rinj që u futën mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Këngëtari i njohur siç duket ende nuk është mësuar me rregullat e këtij formati televiziv dhe ka dhënë informacion nga jashtë për Rezart Veleshnjën. Aktori shqiptar mëson se SPAK-u ka arrestuar Ilir Metën dhe pikërisht ky lajm bombastik e elektrizon atë.

“U çfarë më the”, shprehet ai ndërsa nuk e mban vendi prej lumturisë. Në atë moment ndërhyn edhe produksioni duke i kërkuar Xuxit që të mos japë info nga jashtë.

Xuxi: E di që futën në burg Ilir Metën?

Veleshnja: Çar re? Çfarë më the? Kur mo? Kur e futën në burg?

Veleshnja: U çfarë lajmi më ke dhënë… Ilir Metën e paskan futur në burg. SPAK-u…

Produksioni i bën thirrje Xuxit që të mos japë informacion nga jashtë, ai i kërkon falje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion