Mevlani rrethohet nga fansat, ja momenti kur ata kërkojnë të bëjnë foto me të (Foto)
Lajmifundit
/
16 Prill 2021, 10:55
Showbiz

Konkurrenti i “Përputhen”, Mevlan Shaba ka publikuar në Instagramin e tij disa video ku pritet nga fansat. Shumë fëmijë dhe të rritur rrethojnë Mevlanin dhe kërkojnë të bëjnë foto me të.
Siç e dimë, Mevlan Shaba nuk është i njohur vetëm për pjesëmarrjen në emisionin “Përputhen”, por edhe për një sërë këngësh që ka nxjerrë gjatë kësaj kohë.
Këngët e tij janë shumë të pëlqyera, duke marrë shumë klikime.

Mevlani është një nga konkurrentët e vetëm në emision që është futur që nga nisja dhe tashmë është deklaruar për një nga vajzat, Ledianën. Mes tyre shihet një ndjenjë e bukur.


