Mblodhi me mijëra fansa në Milano, reagon për herë të parë Alban Skënderaj: S'kam fjalë, jam ende i mpirë!

Këngëtari i njohur, Alban Skënderaj, ka ndarë emocionet e tij pas koncertit të mbajtur në Forum Assago në Milano, ku u prit me shumë dashuri dhe entuziazëm nga publiku.
Në një postim në Instagram, artisti shkruan se është ende i mpirë nga ndjesitë e forta që përjetoi dhe e ka të vështirë t’i shprehë me fjalë.
“Unë që fjalën e kam pasion, këtë herë jam sinqerisht pa fjalë”, shprehet ai me mirënjohje.
Ai falënderon të gjithë të pranishmit, duke i quajtur njerëz të çiltër, të vërtetë dhe me zemra plot dashuri: “Jeni frymëzim! T’ju them faleminderit nuk është mjaftueshëm. Ju jam përgjithmonë mirënjohës!”
Koncerti i Albanit në Itali ishte një tjetër sukses i madh në karrierën e tij, duke dëshmuar edhe një herë dashurinë që publiku shqiptar jashtë vendit ka për të.


