Martohet Dafina Zeqiri, pamjet nga dasma dhe fustani magjik i këngëtares

Showbiz

Martohet Dafina Zeqiri, pamjet nga dasma dhe fustani magjik i

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri u martua me Kreshnik Gjergjin.

Të pranishëm në mbrëmjen e veçantë ishin miq, familjarë dhe kolegë të artistëve.

Disa nga kolegët e Dafinës, si Yll Limani dhe Rina Balaj, kanë ndarë momente në InstaStory, duke treguar hyrjen e Dafinës në dasmë si dhe momentet emocionuese nga vallëzimi i çiftit.

Në këto pamje, Dafina duket shumë e lumtur në krahët e Kreshnikut, ndërsa ata vallëzonin.

Atmosfera ishte festive dhe plot energji, me të gjithë të pranishmit që festonin këtë lidhje të veçantë.

Kjo është ceremonia e dytë e çiftit, pasi disa javë më parë ata kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë të thjeshtë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion