Të shtëna me armë në Lezhë, plumbi nuk kap "shenjestrën"

Aktualitet

Të shtëna me armë në Lezhë, plumbi nuk kap

Një tjetër ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës.

Burime nga Lezha, bëjnë me dije se ka patur të shtëna em armë në fsshatin Pllanë.

Sipas raportimeve, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi, por fatmirësisht nuk ka persoan të plagosur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi:

Rreth orës 19:00 në sallën operative pranë policisë së Lezhës është marrë një telefonatë se është qëlluar me armë drejt shtetasit me iniciale A.H.

Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, por nuk kanë gjetur gëzhoja në vendin ku dyshohet se është qëlluar.

Për këtë ngjarje policia ka shoqëruar A.H në polici ku po jep dhe deklaratën e tij në lidhje me këtë ngjarje, dhe nëse ka mundur të identifikojë kush ka qëlluar drejt tij.

ME TE LEXUARAT