Marrëveshja e shekullit në muzikë, Britney Spears i shet katalogun e saj të këngëve kompanisë së njohur

Showbiz

Marrëveshja e shekullit në muzikë, Britney Spears i shet

Këngëtarja amerikane Britney Spears ka shitur të drejtat e katalogut të saj muzikor.

Sipas asaj që raporton Rolling Stone, kompania Primary Wave do të marrë tashmë pjesën e pronësisë së Spears mbi hitet e saj më të njohura, përfshirë “…Baby One More Time”, “Oops!… I Did It Again”, “(You Drive Me) Crazy”, “I’m a Slave 4 U”, “Lucky” dhe “I’m Not a Girl, Not Yet a Woman”, mes shumë të tjerash.

Marrëveshja, e raportuar fillimisht nga TMZ, thuhet se është nënshkruar më 30 dhjetor. Nuk është bërë e ditur shuma e saktë e transaksionit, por sipas një burimi për TMZ, ajo është në të njëjtin nivel me marrëveshjen e Justin Bieber, i cili në vitin 2023 shiti katalogun e tij muzikor për rreth 200 milionë dollarë te Hipgnosis Songs Capital.

Primary Wave është e njohur për blerjen e katalogëve muzikorë të disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë. Në mars të vitit të kaluar, kompania bleu 50% të pasurisë së The Notorious B.I.G., ndërsa më parë ka arritur marrëveshje me pasuritë e Whitney Houston, Bob Marley, Prince dhe liderit të grupit The Cars, Ric Ocasek. Në vitin 2020, edhe Stevie Nicks shiti të drejtat e saj të publikimit te kjo kompani. Burimi: Rolling Stone

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion