Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas përplasjes me kamionin!

Aktualitet

Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar humb jetën në

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, në provincën e Bolonjës, ku ka humbur jetën 32-vjeçari shqiptar Leonard Fjora, banues në Marzabotto.

Sipas policisë, Fjora po drejtonte një Volkswagen Lupo, kur parpitur hyri në korsinë e kundërt dhe u përplas me një kamion mbeturinash.

Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar humb jetën në

Pas përplasjes së fortë, automjeti i 32-vjeçarit u përfshi nga flakët, ndërsa i riu nuk arriti që të dilte. Shoferi i kamionit pësoi lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve të Casalecchio-s, aksidenti mund të ketë ndodhur për shkak të një parakalimi të rrezikshëm nga ana e Fjorës. Hetimet për aksidentin vijojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion