Leonora Jakupi rrëfen sakrificën për mbesën: Dashuria për të më la pa krijuar familjen time

Showbiz

Leonora Jakupi rrëfen sakrificën për mbesën: Dashuria

Leonora Jakupi, e ftuar së fundi në një intervistë, ndau me publikun disa rrëfime personale për jetën dhe familjen e saj.

Për pjesën e të pasurit fëmijë, këngëtarja shprehu ndjesitë e saj duke thënë: “Ndonjëherë them më ka penalizuar sepse dashurinë që e kam marrë nga Morea, më ka penalizuar që unë të mos krijoj atë familjen time, ta kem një fëmijë.

Më tutje ajo shtoi:

Ai dedikim shumë i madh për të, po them që më ka penalizuar në këtë rast, por që në të njëjtën kohë, meqenëse është vajza e motrës sime dhe është e gjakut tim, konsideroj që është edhe e imja, une e kam edhe një vajzë.

Po them penalizim, kushtimisht, sepse në fund të fundit është zgjedhje e imja. Nuk jam penduar dhe jam shumë e lumtur që e kam afër vetes”.

Në këtë rrëfim, Leonora theksoi se dashuria dhe përkujdesja për mbesën e saj ka qenë një zgjedhje që i ka ndryshuar jetën, por që nuk e ka penduar për asnjë moment. - YouTube www.youtube.com

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion