VIDEO/ Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët

Aktualitet

VIDEO/ Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se rruga drejt Thethit do të vijojë të qëndrojë e mbyllur për shkak të reshjeve të dëborës dhe rrezikut nga ortekët.

Sipas njoftimit, ndërhyrja me mjete të rënda krijon tronditje dhe shkakton rrëshqitje të shtresave të dëborës. ARRSH vijon apelin e bërë më herët gjatë së dielës për shmangien e këtij aksi.

“Si pasojë e reshjeve intensive të borës dhe rrezikut të lartë të ortekëve rruga drejt Thethit do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur.

Kontraktori i mirëmbajtjes është në terren, po monitoron nga afër situatën, por ndërhyrja me mjete të rënda krijon tronditje dhe aktivizon rrëshqitjen e shtresës së dëborës në masë.

Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj u bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe vizitorëve që të shmangin çdo lëvizje në këtë segment rrugor deri në përmirësimin e kushteve dhe stabilizimin e situatës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar do të njoftojë menjëherë sapo rruga të jetë e sigurt për qarkullim”, thuhet në njoftim./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion