'Më mirë me dhëmbë se në club'/ Benita Zena i përgjigjet thumbit të Elijonës: Jam krenare që kam bërë famë kështu

Showbiz

'Më mirë me dhëmbë se në club'/ Benita Zena i

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, i është kundërpërgjigjur deklaratës së Elijonës, e cila disa javë më parë, pa përmendur emra konkretë, kishte deklaruar se dikush ka bërë famë përmes dhëmbëve.

E ftuar në një emision televiziv, Benita ka komentuar këtë deklaratë, duke dhënë edhe qëndrimin e saj lidhur me fjalët e Elijonës. 

Ajo iu përgjigj në mënyrë indirekte, duke përmendur edhe mënyrat e ndryshme përmes të cilave persona të njohur tërheqin vëmendjen e publikut.

“Dikush dhezë me dhëmbë, dikush dhezë me vallëzime në club, kështu që se di ka qenë mendimi i saj, unë prap jam krenare që kam dhezë edhe me dhëmbë, ma mirë me dhëmbë, se me vallëzime në club, kështu që so ka ka ta dhez”, deklaroi Benita.

Deklarata e saj vjen pas komenteve të bëra nga Elijona gjatë paraqitjes së saj në natën e parë të edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova, ku kishte lënë të kuptohej se dikush ka bërë famë përmes dhëmbëve.

Ndryshe, Elijona ishte e ftuar në natën e parë të spektaklit, ku qëndroi për një kohë të shkurtër në shtëpi së bashku me banoret Arlinda, Nichi dhe Antoneta, të cilat u bënë pjesë e formatit para datës zyrtare të nisjes së këtij edicioni.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion