Partnerja e këngëtarit shqiptar,njofton humbjen e foshnjës gjatë shtatzënisë: Do të kem gjithmonë në zemër

Showbiz

Partnerja e këngëtarit shqiptar,njofton humbjen e foshnjës

Një lajm i trishtë ka prekur ndjekësit e ish-banorit të Big Brother VIP Albania dhe këngëtarit Endrik Beba.

Partnerja e tij, Klea, ka bërë publik përmes rrjeteve sociale se ka humbur fëmijën që priste, duke ndarë me publikun një nga momentet më të vështira të jetës së saj.

Partnerja e këngëtarit shqiptar,njofton humbjen e foshnjës

“Tani të mban qielli, por zemra ime do të të mbajë përgjithmonë”, shkroi Klea në postimin e saj në rrjetet sociale.

Krahas postimit të saj të ndjerë, ajo ka publikuar edhe disa foto, një foto të ekografisë së bebes së saj dhe një tjetër me barkun e rrumbullakosur.

Partnerja e këngëtarit shqiptar,njofton humbjen e foshnjës

Kujtojmë se çifti janë tashmë prindër të një vajze të vogël, ndërsa shtatzëninë e dytë Klea e kishte mbajtur private.

Vetëm pas humbjes tragjike ajo vendosi të ndajë këtë lajm të dhimbshëm me publikun, duke treguar hapur për vuajtjen që po kalojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion