Berisha takon Sekretaren e PPE-së: Integrimi i Shqipërisë në BE të kushtëzohet! Lidershipi i lidhur me krimin e organizuar

Politikë

Berisha takon Sekretaren  e PPE-së: Integrimi i Shqipërisë

Partia Popullore Evropiane (PPE) ka publikuar një video zyrtare nga punimet e Asamblesë së Unionit Demokratik Ndërkombëtar (CDI), të mbajtur në Sao Paolo të Brazilit, ku ka marrë pjesë edhe kreu i PD-së, Sali Berisha.

Në deklarimin e saj, eurodeputetja dhe Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, prezantoi katër përfundimet kryesore të përbashkëta të punimeve, teksa u takua me Berishën.

Një ndër katër pikat kryesore të prezantuara nga PPE lidhej posaçërisht me Shqipërinë.

Montserrat theksoi se procesi i integrimit europian të vendit duhet të mbetet i kushtëzuar nga respektimi i standardeve demokratike dhe garantimi i pavarësisë institucionale.

“Ne insistojmë që anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian të kushtëzohet me ndalimin e rrëshqitjes demokratike dhe kapjes së mediave dhe drejtësisë, të kryera nga një lidership i lidhur me trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave, thuhet në deklaratë.

Qëndrimi i PPE-së përbën një sinjal të qartë politik në drejtim të institucioneve europiane dhe autoriteteve shqiptare, duke nënvizuar rëndësinë e rikthimit në standardet e shtetit të së drejtës, transparencës dhe pavarësisë së sistemit mediatik e gjyqësor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion