Lady Gaga i jep fund beqarisë? Fotografohet me fustan të bardhë në Romë
Lajmifundit
/
8 April 2021, 13:37
Showbiz

Këngëtarja Lady Gaga është fotografuar me fustan të bardhë në Romë, por jo për martesë, por për xhirimet e filmit “House of Guçi”, në të cilin ajo ka rolin e Patrizia Reggiani.

Tani ne jemi mësuar ta shikojmë atë aktrim dhe mund të themi se edhe në këtë fushë 35-vjeçarja ka bërë shumë fansa.
Ndërkohë, në Romë, Lady Gaga u transformua si “vejusha e zezë”, Patrizia Reggaini, për të xhiruar skenën e dasmës së saj me Maurizio Guçi, rolin e të cilit e bën Adam Driver.

Lady Gaga prej vitesh po jeton një jetë normale, larg skandaleve dhe veshjeve eksentrike që u prezantua në fillim.


