Mbappe e ka vendosur, do largohet nga PSG sezonin tjetër

Sport

Mbappe e ka vendosur, do largohet nga PSG sezonin tjetër

Kylian Mbappe do braktisë PSG sezonin e ardhshëm dhe do të shkojë në Spanjë, të luajë me Realin e Madrid. Kështu ka deklaruar gazetari i emisionit televisiz spanjoll “El Chiringuito”, Jose Pedrerol.

 

Ai shumë i vendosur tregon se PSG do jetë shumë shpejt një kujtim për sulmuesin francez. Kujtojmë se Mbappe është në kontratë me PSG-në deri në vitin 2022 dhe vlera e kartonit të tij llogaritet deri në 180 milionë euro. Ndërkohë, sjellim në vëmendje dy golat që francezi shënoi në Champions League.

ME TE LEXUARAT