“Kush ndër katër finalistët, kishte bërë lojën më të bukur?, Gerta Gixhari jep përgjigjen!

Gerta Gixhari ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku foli për përvojën e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4. Gjatë intervistës, ajo u pyet nga moderatorja se kush, sipas saj, ndër katër finalistët, kishte bërë lojën më të bukur.
Moderatorja tha: “E kuptoj që Rozana, Laert nuk do të thuash, pra mes Eglit dhe Gjestit i bie”.
Gerta u përgjigj: “Po, po themi Gjesti. Gjesti, sepse, pavarësisht se ai ka luajtur shumë me atë paqëndrueshmërinë e tij, duke pasur shumë situata dhe gjithmonë justifikohej me idenë që ‘Ej, shiko, se unë të provokova dhe e bëra për lojë’, pra fshihej gjithmonë pas kësaj.
Unë ia thosha edhe në shtëpi karshi lojës së Gjestit, por gjithsesi, po themi të bukur, sepse, duke qenë se natyrës së tij i shkon… domethënë edhe kur thoshte që e bëra për provokim, e bëra për lojë, çfarë do t’i thoshe më? Kështu që edhe kjo gjëja atij i shkonte”.


