Gjendet pa shenja jete gruaja pranë fshatit Kuç / Dyshohet se u mbyt në lumin Devoll

Aktualitet

Gjendet pa shenja jete gruaja pranë fshatit Kuç / Dyshohet se u mbyt

Një 85-vjeçare është gjetur pa shenja jete në lumin Devoll, pranë fshatit Kuç.

E moshuara ishte larguar nga banesa mëngjesin e sotëm, ndërsa dyshohet se është mbytur në lumë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Devoll/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në lumin Devoll, pranë fshatit Kuç, është gjetur pa shenja jete shtetasja F. M., rreth 85 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se është mbytur në lumë.

85-vjeçarja ishte larguar nga banesa mëngjesin e sotëm.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion